Megjithëse ujërat nëntokësore në Maqedoninë e Veriut kanë rëndësi të madhe strategjike (për shembull, ato janë burim për 77% të furnizimit me ujë të pijshëm në vend), rëndësia e tyre nuk njihet dhe nuk shfrytëzohen, menaxhohen dhe mbrohen në mënyrë adekuate. Institucionet kompetente nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm, mungojnë informacionet, njohuritë dhe mjetet bazë për mbrojtjen, planifikimin dhe monitorimin e burimeve ujore, dhe korniza ligjore është e paplotë. Gjithashtu, ndërgjegjësimi i ulët për gjendjen e ujërave nëntokësore reflektohet përmes presionit të dobët publik dhe mobilizimit të ulët të publikut dhe shoqërisë civile për të artikuluar temat e menaxhimit të ujërave.

Pse është e rëndësishme?

Uji nëntokësor nuk është burim i pakufizuar! Ne duhet ta mbrojmë dhe ta përdorim me kursim… Falë ujërave nëntokësore:

Kemi ujë të pijshëm në shtëpi

Falë ujërave nëntokësore, kemi ujë të pastër dhe të sigurt nga çezma çdo ditë.

Kultivohet ushqimi në fusha

Bujqësia mbështetet në ujërat nëntokësore për ujitje dhe kultivimin e ushqimit.

Mbushen
lumenjtë

Ujërat nëntokësore i mbajnë lumenjtë të rrjedhshëm, veçanërisht gjatë periudhave të thata.

Mirëmbahet jeta në natyrë

Ujërat nëntokësore ushqejnë ekosistemet dhe e mirëmbajnë biodiversitetin

Qëllimet kryesore dhe rezultatet e pritura

Qëllimet e Programit e programit synojnë menaxhimin e qëndrueshëm me ujërat përmes avancimit të kapaciteteve, përmirësimit të kornizës ligjore dhe rritjes së vetëdijes publike.