Misioni ynë
Ujërat nëntokësore kanë rëndësi shumë të madhe strategjike në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh që janë burim për 77% të furnizimit me ujë të pijshëm në shtet dhe paraqesin mbështetje për bujqësinë. Megjithatë, rëndësia e tyre nuk njohët dhe ato nuk menaxhohen dhe mbrohen në mënyrë adekuate. Institucionet kompetente nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm, ekziston mungesë e informacioneve, njohurive bazike dhe mjeteve për mbrojtje, planifikimit dhe monitorimit të burimeve ujore, ndërsa korniza juridike është e paplotë. Gjithashtu, vetëdija e ulët për gjendjen me ujërat nëntokësore kontribuon për presion të pamjaftueshëm publik dhe mobilizim të ulët të publikut dhe shoqërisë civile për artikulimin e temave për menaxhim me ujërat.
Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave është krijuar nga Zvicra me qëllim të mbështetjes së ndërtimit të kapaciteteve afatgjate për menaxhim me ujërat nëntokësore dhe sipërfaqësore në nivel nacional dhe lokal. Në atë mënyrë do të mundësohet që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë masa adekuate dhe efikase për menaxhim të qëndrueshëm me burimet e saj ujore, me çka do të nxitet zhvillim social dhe ekonomik dhe do të parandalohet degradim i pakthyeshëm i sistemeve ujore.
QËLLIME KRYESORE TË PROGRAMIT
Programi ka një qasje të gjerë dhe të integruar në menaxhimin me burimet ujore. Në fokusin tonë, krahas ujërave nëntokësore, janë edhe ujërat sipërfaqësore si liqenet dhe lumenjtë. Qëllimet kryesore të Programit për ujëra janë:
- Menaxhimi më i mirë me ujërat
- Shkathtësi të rritura për menaxhim me burimet ujore
- Eko-sistemi i shëndoshë i ujërave
- Kornizë cilësore ligjore për menaxhim të integruar me ujëra
- Planifikimi dhe menaxhimi mëi mirë me ujërat në pellgun e lumit Vardar
- Rritja e vetëdijes publike
- Mbrojtja e ujërave nëntokësore për brezat e ardhshëm
Faza e parë e Programit është dizajnuar që të vendosë themele për transformim afatgjat të mënyrës dhe parimeve sipas të cilave menaxhohet me ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore në shtet. Përgatitja e Planit për menaxhim me pellgun e lumit Vardar, që përfshin rreth 80% të trupave të përgjithshme ujore (68 prej 80 komunave me afro 86% të popullsisë) në vend, do të përdoret si mjet kryesor për zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve nacionale dhe lokale, si dhe për rritjen e vetëdijes publike për këtë temë veçanërisht të rëndësishme.
Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave është e Qeverisë së Zvicrës, nën patronazhin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe e realizon konsorciumi Skat Consulting Ltd. (Zvicër) dhe PointPro Consulting (Maqedonia e Veriut).
Na ndiqni, informohuni dhe kontribuoni në mbrojtjen e ujërave. Sepse është e rëndësishme!