Partnerë në programin

Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave ka qasje gjithëpërfshirëse dhe multisektoriale në adresimin e sfidës për ndërtim të sistemit afatgjat dhe të qëndrueshëm për menaxhim me ujërat nëntokësore dhe sipërfaqësore në Maqedoninë e Veriut.

Duke e pasur parasysh, në implementimin e aktiviteteve të parapara janë përfshirë numër i madh i partnerëve dhe palëve të interesit. Programi është financuar nga Qeveria e Zvicrës, e cila përmes Ambasadës Zvicerane ka rol aktiv edhe në ndjekjen e realizimit të aktiviteteve programore.

Partnerë nacionalë kryesorë janë:

  • Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
  • Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
  • Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike

Gjithashtu, në aktivitetet e ndryshme në Programin janë përfshirë:

  • Ministria e Financave
  • Ministria e Arsimit dhe Shkencës
  • Enti Gjeologjik
  • ADKOM (Shoqata e Ofruesve të Shërbimeve Komunale)
  • Ndërmarrjet komunale publike
  • Komunat

Duke pasur parasysh atë që një prej qëllimeve të Programit është edhe rritja e vetëdijes për rëndësinë e menaxhimit të përgjegjshëm dhe efikas me ujërat, si faktorë do të përfshihen edhe bujqit, sektori civil, ekonomia, komuniteti akademik.

Me angazhimin e të gjithë faktorëve relevantë, Programi synon të krijojë një përfshirje të gjerë, përgjegjësi të ndarë dhe efekt afatgjat në menaxhimin me burimet ujore.