Rezultati 1: Shkathtësi dhe njohuri të avancuara

Qëllimi kryesor në kuadër të Rezultatit 1 të Programit për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave është që t’u mundësohet institucioneve kryesore dhe palëve tjera të interesit në shtet të keni qasje në shkathtësitë dhe njohuritë e avancuara në sferën e menaxhimit të integruar dhe të qëndrueshëm me burimet ujore nëntokësore dhe sipërfaqësore.

Për realizim të këtij qëllimi, punohet aktivisht në më shumë segmente me të gjithë faktorët shoqërorë që kontribuojnë në këto sfera, përfshirë sektorin publik dhe privat, si dhe shoqërinë civile. Ndërhyrjet kryesore përfshijnë:

Aktivitetet e realizuara duhet të kontribuojnë të krijohet një proces i rrumbullakuar i menaxhimit të integruar me ujëra në të gjitha nivelet institucionale dhe në të gjitha fazat, përfshirë rregullativat, hulumtimin, mbledhjen dhe menaxhimin me të dhënat, planifikimin, lëshimin e lejeve, inspektimet, zbatimi dhe monitorimi i masave. Efekti i fundit është institucione më të fuqishme dhe aktorë nga sektori privat dhe civil, me kapacitete të zmadhuara për menaxhim me ujëra sipërfaqësore dhe nëntokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.