Jan Kviatkovski ka 30 vjet përvojë në gamën e gjerë të sferave lidhur me burimet ujore. Ka punuar në organizata udhëheqëse në këtë sferë, ndër të cilat Banka Botërore, DHI, Nalco, Kemira, ku ka kryer role të ndryshme përfshirë menaxhimin me programe, shërbime këshillimore në sferën e mjedisit jetësor, zhvillimin e bizneseve, konsultime në aspekt të shitjes dhe administratës. Sferat e tij kryesore të ekspertizës përfshijnë menaxhimin me pellgje lumore, menaxhimin me vërshime, vlerësimin e ndikimit mbi mjedisin jetësor, kiminë ujore dhe ndotjen, trajtimin e ujërave të zeza dhe optimizimin e proceseve industriale.
Ka dhënë mbështetje këshillimore të institucioneve nacionale për ekonomi të ujërave në Poloni dhe Bullgari. Në 10 vitet e fundit ka qenë i përfshirë aktivisht në hartimin e Planeve për menaxhim me rrezik nga vërshime dhe Planeve për menaxhim me pellgje lumore në Poloni dhe Bullgari, duke koordinuar dhe udhëhequr ekipe multidisiplinore të ekspertëve. Në disa vite të fundit, ai kontribuoi në hartimin e raportit të Institucionit Shtetëror të Revizionit të Polonisë për katastrofën ekologjike të lumit Odra në vitin 2022 dhe ishte koordinator i projektit të EU HORIZON me titull: “Physically-Based Integrated Soil Health Simulation Platform“.
Momentalisht është pjesë e ekipit të Skat Consulting si lider i ekipit të Programit për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave nëntokësore dhe bazohet vazhdimisht në Shkup. Adhurues i pasionuar i tenisit – edhe si shikues edhe si lojtar – por edhe çiklizmit, të cilin e konsideron si një mënyrë e qëndrueshme, praktike, e këndshme dhe e shëndoshë të transportit. Adhurues i muzikës me dobësi ndaj arteve pamore.
Email: jan.kwiatkowski@skat.ch