Valerija Stanoevska

Valerija është magjistër i shkencave teknike nga sfera e ndërtimtarisë, hidroteknikës dhe punon si profesioniste e menaxhimit me pellgjet lumore në kuadër të Programit për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave nëntokësore në Maqedoninë e Veriut. Disa prej hulumtimeve të saj akademike, si “Modelim hidrologjik të pellgut lumor: studimi i pellgut të lumit Guri i Zi (Cërn Kamen), u publikuan në Revistën shkencore të ndërtimtarisë (SJCE) të Fakultetin të Ndërtimtarisë në Shkup.

Me katër vjet përvojë në hidroinxhinieri dhe projektim, ajo është e përkushtuar në avancimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe të integruar me burimet ujore. Puna e saj është e orientuar në mbrojtjen dhe shfrytëzimin e përgjegjshëm të ujërave nëntokësore, duke e njohur rolin e tyre thelbësor në mbështetje të komuniteteve dhe ekosistemeve. Ajo është e motivuar nga besimi se uji nuk është vetëm burim, por përgjegjësi e përbashkët, dhe se menaxhimi i kujdesshëm dhe i bazuar në shkencë është çelësi për ndërtimin e rezistencës ndaj klimës dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor për brezat e ardhshëm.

Pasioni i saj për qëndrueshmëri shkon edhe përtej punës së saj profeisonale. E rrit në mënyrë aktive vetëdijes për ndikimet ekologjike, përkatësisht “modë e shpejtë”, duke u zotuar për konsum më të përgjegjshëm përmes riciklimit të tekstilit, zbatimit të principeve të ekonomisë qarkulluese në modën dhe promovimit të veshjes të dorës së dytë dhe veshjes së ripërpunuar. Për atë, lidhja ndërmjet ujit dhe modës është e qartë – prodhimtaria e tekstilit kërkon sasi të konsiderueshme të ujit, gjë që paraqet një përkujtues se si zgjedhjet tona të përditshme janë të lidhura me shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore të planetit. Ajo beson se vendimet e vogla të përditshme mund të kenë ndikim të konsiderueshëm në krijimin e një të ardhme më të qëndrueshme.

Email: valerija.stanoevska@int.skat.ch