Rezultati 2: Korniza ligjore dhe rregullatore
Fokusi në Rezultati 2 nga Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave është mbështeten ministritë kompetente në procesin e zhvillimit të kornizës ligjore dhe rregullatorë adekuate për menaxhim të integruar me burime ujore.
Aktivitetet tona janë të orientuara në rritjen e efikasitetit të kornizës juridike përmes ndryshimeve të ligjeve dhe rregullativave ekzistuese. Bëhet fjalë për krijimin e një mjedisi të volitshëm me politika, strategji dhe ligje adekuate, qëllimi përfundimtar i të cilit është të mundësojnë menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të qëndrueshme dhe afatgjate të burimeve ujore.
Rritja e efektivitetit juridik do të arrihet përmes mbështetjes së harmonizimit të legjislacionit nacional me direktivat relevante të Bashkimit Evropian, si dhe me konsolidimin e kornizës juridike ekzistuese. Ekipi i Programit, gjithashtu, do të kontribuojë edhe për përmbushjen e procesit aderues në BE dhe të Agjendës së BE-së për zhvillim të qëndrueshëm 2030.