26 dhjetor 2025
Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave dhuroi pajisje moderne për monitorim në Institutin e Shëndetit Publik që do të mundësojë përmirësim të cilësisë dhe rritje të vëllimit të analizave të ujërave që i zbaton ky institucion. Bëhet fjalë për investim strategjik për të ardhmen e menaxhimit me burimet ujore në shtet, duke pasur parasysh se kjo pajisje e specializuar do të mundësojë ndërtim të praktikave cilësore, të qëndrueshme dhe të standardizuara për marrje të mostrave të ujit.
Kjo do të kontribuojë për mbledhje të të dhënave të besueshme dhe precize të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e Planit për menaxhim me pellgun e lumit Vardar. Ky plan është fundamental për harmonizimin e praktikave nacionale me direktivat e BE-së, përfshirë Direktivën kornizë për ujëra dhe Direktivën për ujëra nëntokësore, me çka përforcohet korniza juridike dhe procedurat për menaxhim efikas me burimet ujore.

Duke i pasur parasysh këto aspekte, ky donacion paraqet avancim të rëndësishëm të kapaciteteve teknike të institucionit. Pajisja për monitorim të ujërave do të kontribuojë në ndërtimin e reformave kredibile, matëse dhe inkluzive të cilat do të sigurojnë mbrojtje të ujërave tona për brezat e ardhshëm.
Përfitimet kryesore për punë të Institutit të Shëndetit Publik janë:
- Garantimi i saktësisë dhe monitorimi shkencor i të gjitha aktiviteteve lidhur me marrjen e mostrave të ujit;
- Besueshmëria dhe përsëritshmëria më e madhe e rezultateve, kryesore për procedura inspektuese, rregullatore dhe gjyqësore;
- Përmirësimi i ndërhyrjeve publike-shëndetësore përmes detektimit të shpejtë dhe të saktë të rreziqeve në furnizimin me ujë;
- Përforcimi i njohjes ndërkombëtare dhe kredibilitetit shkencor të programeve monitoruese të ISHP-së.

Instituti tani është përgatitur ta fillojë procesin e akreditimit të procedurës për marrje të mostrave të ujit në përputhje me ISO standardet (ISO 19458:2006, ISO 5667-5:2007, ISO 5667-3:2024 dhe ISO 5667-1:2023), që i përforcon praktikat e tij me standardet e njohura ndërkombëtarisht për cilësi dhe siguri shëndetësore të ujit për konsumim dhe larje.
Ky partneritet është shembull pozitiv për atë se investimet në kapacitete të reja sjellin rezultate konkrete në përpjekjet për mjedis më të pastër jetësor dhe shëndet publik më cilësor.
Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave është mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, ndërsa realizohet në partneritet dhe me pjesëmarrje të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.


