Thirrje Publike: Shërbime Konsultuese për zhvillimin e programeve të studimeve të masterit dhe doktoratës për menaxhim me burimet ujore

Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave kërkon një ekspert ndërkombëtar me eksperiencë për zhvillimin e programeve të reja të studimeve të masterit dhe doktoratës për menaxhim me burimet ujore.

Në koordinim me ekipin e Programit për ujëra, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodi” (UKIM) – Fakulteti i Ndërtimtarisë Shkup dhe Universiteti “Goce Dellçev” (UGD) – Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Teknikeeksperti i angazhuar do të jetë përgjegjës për ofrimin e mbështetjes për procesin e përgjithshëm të hartimit dhe akreditimit të programeve të reja të studimeve të doktoratës dhe masterit për menaxhim me burimet ujore.

Angazhimi është strukturuar në tre detyra të ndërlidhura, dhe secila prej tyre kontribuon në zhvillimin e suksesshëm dhe institucionalizimin e programeve në kuadër të sistemit kombëtar të arsimit të lartë. Detyrat përbëhen nga përgatitja e një Raporti të Vlerësimit të Nevojave dhe Planifikimit Strategjik, koordinimi i elementeve kyçe për hartimin e kurrikulave dhe zhvillimi i kurrikulave gjithëpërfshirëse.

Thirrja publike, me të gjitha detajet dhe udhëzimet e aplikimit, është e disponueshme këtu.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 16 shkurt 2026.

Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch

Сподели го овој пост