Programi Zviceran për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave i fton të gjitha kompanitë e interesuara të aplikojnë në Thirrjen publike për prokurimin e pajisjes TI për Sistemin e Informacionit të Ujërave GIS.
Programi për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave e mbështet procesin e përgatitjes së Planit të parë për menaxhim të pellgut të lumit Vardar. Si pjesë e këtij procesi, parashikohet të zhvillohet një sistem informacioni për ujërat si një platformë e integruar qendrore që do të mundësojë mbledhjen, menaxhimin, analizën dhe ndarjen gjithëpërfshirëse të të dhënave në kuadër të gjitha projekteve shoqëruese lidhur me pellgun e lumit.
Programi ka nisur një procedurë për zgjedhjen e një kompanie të kualifikuar për zbatimin e fazës së parë të Udhërrëfyesit për zhvillimin e një sistemi informacioni të ujërave, i cili përfshin krijimin e këtij sistemi si një platformë zyrtare për prezantimin, shpërndarjen e informacioneve dhe pjesëmarrjen e publikut në procesin e përgatitjes së Planit për menaxhim të pellgut të lumit Vardar. Përveç zgjidhjes softuerike të nevojshme për krijimin e platformës, është gjithashtu e nevojshme të zgjerohen kapacitetet e harduerit për hostim të sistemit të ardhshëm.
Kërkesa për dorëzim të ofertave me të gjitha detajet dhe udhëzimi për aplikim janë të disponueshme këtu.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 11 gusht 2026.
Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch


