Ekonomist i diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, me një diplomë master në menaxhimin e prokurimeve publike nga Universiteti i Romës “Tor Vergata”. Ai ka më shumë se 25 vjet përvojë pune në sektorin privat dhe publik, nga të cilat 15 vjet në menaxhimin e programeve dhe projekteve.
Si ekspert operativ, luan rol kryesor në optimizimin e proceseve të brendshme dhe sigurimin e harmonizimit me ligjet nacionale dhe rregullativat donatore, duke udhëhequr me aktivitetet për prokurim publik dhe menaxhim me kontrata, duke zhvilluar sisteme administrative dhe të granteve dhe duke mbështetur zbatimin e programeve. Përgjegjësitë e tij përfshijnë gjithashtu monitorimin e rezultateve, menaxhimin e komunikimit me furnizuesit dhe koordinimin e logjistikës për ngjarjet që lidhen me programin.
Si një personalitet me tipin ISFP (Aventurier), ai është një artist i vërtetë i jetës, duke krijuar bukuri dhe kuptim në gjithçka që bën. Me një shpirt krijues të shoqëruar nga një ndjeshmëri e thellë ndaj botës përreth tij, ai ka një aftësi të jashtëzakonshme për të jetuar plotësisht në momentin e tanishëm, duke shijuar përvojat e jetës përmes shqisave të tij fine.
E-mail: dancho.vodenicharski@int.skat.ch