Megjithëse ujërat nëntokësore në Maqedoninë e Veriut kanë rëndësi të madhe strategjike (për shembull, ato janë burim për 77% të furnizimit me ujë të pijshëm në vend), rëndësia e tyre nuk njihet dhe nuk shfrytëzohen, menaxhohen dhe mbrohen në mënyrë adekuate. Institucionet kompetente nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm, mungojnë informacionet, njohuritë dhe mjetet bazë për mbrojtjen, planifikimin dhe monitorimin e burimeve ujore, dhe korniza ligjore është e paplotë. Gjithashtu, ndërgjegjësimi i ulët për gjendjen e ujërave nëntokësore reflektohet përmes presionit të dobët publik dhe mobilizimit të ulët të publikut dhe shoqërisë civile për të artikuluar temat e menaxhimit të ujërave.
Pse është e rëndësishme?
Kemi ujë të pijshëm në shtëpi
Falë ujërave nëntokësore, kemi ujë të pastër dhe të sigurt nga çezma çdo ditë.
Kultivohet ushqimi në fusha
Bujqësia mbështetet në ujërat nëntokësore për ujitje dhe kultivimin e ushqimit.
Mbushen
lumenjtë
Ujërat nëntokësore i mbajnë lumenjtë të rrjedhshëm, veçanërisht gjatë periudhave të thata.
Mirëmbahet jeta në natyrë
Ujërat nëntokësore ushqejnë ekosistemet dhe e mirëmbajnë biodiversitetin
Qëllimet kryesore dhe rezultatet e pritura
- Shkathtësi të rritura për menaxhim me burimet ujore
- Kornizë ligjore më cilësore
- Menaxhim më i mirë me pellgun e Vardarit
- Eko-sistem i shëndoshë i ujërave
- Vetëdije e rritur publike




