Bllazho Kovaçevski është inxhinier i diplomuar i makinerisë, drejtimi Energjetikë dhe ekologji në Fakultetin e Makinerisë, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. Interesat dhe aktivitetet e tij profesionale janë të orientuara në burimet e rinovueshme të energjisë, zgjidhjet e qëndrueshme dhe teknologjitë e pastra.
Momentalisht punon në sferën e menaxhimit me ujërat nëntokësore në Maqedoninë e Veriut. Si pjesë e ekipit të Skat Consulting”, merr pjesë aktive në proceset e lëshimit dhe monitorimit të lejeve ujore, në mirëmbajtjen dhe avancimin e bazave nacionale të të dhënave për ujë (WIS dhe GWDMS), si dhe në përgatitjen e raporteve profesionale dhe zbatimin e masave për menaxhim me burimet ujore.
Krahas angazhimeve të tij profesionale, Bllazho është i përkushtuar në angazhimin rinor dhe aktivizmin ekologjik. Si anëtar i organizatës “Go Green”, ka marrë pjesë në disa projekte klimatike – si asistent i projektit “Climate Action Starts With You(th)“ dhe si menaxher i projektit “KlimArt”, me ç’rast ka udhëhequr me hulumtime dhe produksion të podkastit për tema lidhur me klimën, energjinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Puna e tij diplomatike, me temë “Modelimi i sistemeve fotovoltaike në System Advisor Model”, është fokusuar në zbatimin e modeleve të avancuara për vlerësim të sistemeve energjetike diellore. Ka kryer praktikë profesionale në “Kostal Macedonia”, ku ka punuar në optimizimin e proceseve prodhuese, analizën e mbeturinave dhe zbatimin e metodologjisë 5S për përmirësim të vazhdueshëm në prodhimtarinë e OBC (On-Board Charger).
Në kohë reale, Bllazho është sportist aktiv – ushtron rregullisht në palestër, luan basketboll dhe merret me alipinizëm. Ai është ish-trajnues i futbollit i portierëve, i pasionuar pas filmave dhe filmave të animuar, dhe njeri i cili synon vazhdimisht njohuri të reja, veçanërisht në sferën e teknologjive të pastra energjetike, psikologjisë dhe pavarësisë financiare personale.