Për ujin

77% të ujit të pijshëm në Maqedoninë e Veriut sigurohet nga ujërat nëntokësore

Më shumë se gjysma e ujit të pijshëm në vend humbet para se të arrijë deri te përdoruesi përfundimtar.
Mënyra se si e harxhojmë ujin sot varet nga ajo se do ta kemi në të ardhmen!

Uji nëntokësor nuk është burim i pakufizuar! Duhet ta mbrojmë dhe ta shfrytëzojmë në mënyrë të kursyer që ta kemi edhe ne edhe brezat pas nesh.

Për vetëm 20 vjet, njëra prej pesë vendeve në botë do të ketë problem me qasjen në ujë.. Është e rëndësishme që ujin ta shfrytëzojmë në mënyrë racionale dhe të kujdesemi për mbrojtjen e saj sot që ta kemi edhe në të ardhmen.

Falë ujërave nëntokësore:

🚰 Kemi ujë të pijshëm në shtëpi

🌽 Kultivohet ushqimi nëpër arat

💧 Mbushen lumenjtë

🌳 Mirëmbahet jeta në natyrë

Komunitete të shëndosha, ekonomi të fuqishme, rezistencë klimatike dhe jeta në planetin tonë – gjithçka varet nga uji.. Aji nuk është vetëm burim natyror, por bazë për mbijetesën tonë!

Nëse ujërat nëntokësore ndoten ose shteren, nevojiten dekada ose madje edhe shekuj që të rinovohen.. Është e rëndësishme të kujdesemi për to dhe të mos lejojmë t’i humbim.