Rezultat 3: Pellgu i lumit Vardar

Qëllimi parësor i Rezultatit 3 nga Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave është krijimi i kushteve gjithëpërfshirëse për planifikim dhe menaxhim më të mirë me burimet ujore në pellgun e lumit Vardar.

Hapi kryesor për realizimin e këtij qëllimi është të zhvillohet Plan për menaxhim me pellgun lumor të Vardarit që do të kontribuojë për shfrytëzim efikas të ujit dhe mbrojtjes nga vërshimet dhe thatësia. Plani do të përfshijë vlerësime të presioneve, rreziqeve dhe ndikimeve të burimeve ujore dhe masave për zbutje dhe adaptim ndaj ndryshimeve klimatike. Procesi do të përfshijë konsultime me të gjitha palët e interesit që të përmblidhen çështjet kryesore për menaxhim me burimet ujore në pellgun i cili përmban 80% të trupave ujore në shtet.

Gjithashtu, në kuadër të këtij Rezultat, do të zhvillohet dhe Sistem për monitorim të burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore në pellgun e Vardarit. Gjithashtu, përmes Programit do të mbështeten pilot projekte nga bujqit, komunat, ndërmarrjet komunale publike dhe subjekte nga sektori privat, të orientuara në menaxhimin e mirë me ujërat në komunitetet lokale.