Dy automjete të dhuruara DPHM-së për mbështetje të monitorimit të ujërave

Në kuadër të Programit për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave u bë dhurimi i dy automjeteve Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, me qëllim të mbështetjes së punës së saj, veçanërisht në pjesën e realizimit të monitorimit të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore në shtet. Bëhet fjalë për një automjet të terrenit dhe një për pasagjerë të cilët do t’u ndihmojnë punonjësve në DPHM-së ta realizojnë në kohë dhe në mënyrë profesionale monitorimin mbikëqyrës inicial dyvjeçar të të dhënave biologjike, kimike, fizike – kimike dhe hidrometeorologjike të ujërave.

Ky aktivitet është pjesë e programit më të gjerë për monitorim të ujërave qëllimi i të cilit është të kontribuojë për vendosjen e kuptimit më esencial të statusit ekologjik dhe kimik të trupave ujore nëntokësore dhe sipërfaqësore Krijimi i këtij programi, me përdorimin e qasjes inovative dhe metodave bashkëkohore, do të mundësohet të bëhet vlerësim i cilësisë së mjedisit ujor, si dhe analizë gjithëpërfshirëse të presioneve dhe ndikimeve në pellgun e lumit Vardar.

Duke e pasur parasysh rolin kryesor të DPHM-së në këtë proces, përmes Programit për ujërat në vijim është edhe furnizimi me pajisje moderne laboratorike dhe të terrenit, i cili do të mundësojë zbulim të numrit të madh të substancave ndotëse në ujërat, e me atë edhe monitorim cilësor dhe efikas të sipërfaqeve ujore Gjithashtu, realizohet trajnim gjithëpërfshirës të punonjësve në DPHM për teknikat moderne për monitorim dhe analiza të të dhënave, me fokus të marrjes dhe analizës së mostrave dhe interpretim të të dhënave të marra.

Të gjithë këto aktivitete janë paraparë në strategjinë për avancimin e monitorimit dhe analizave të ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore. Implementimi i kësaj strategjie është mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, e cila e zhvilloi dhe e financoi Programin për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave, ndërsa është bashkëfinancuar nga partnerët nacionalë – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Qëllimet parësore të strategjisë përfshijnë përmirësim të monitorimit për cilësi të ujërave, përforcim të kornizës institucionale, avancim të legjislativit dhe politikave për ujërat, përforcim të kapaciteteve teknike dhe sigurim të monitorimit afatgjat dhe vlerësim të ujërave.

Сподели го овој пост