Përmes shfrytëzimit të avancuar të GIS dhe droneve deri te menaxhimi efikas me ujërat

Rreth 40 përfaqësues të institucioneve publike, në kompetencë të të cilit është kujdesi për ujërat në Maqedoninë e Veriut, ishin pjesë e trajnimit për shfrytëzim të Sistemit i Informacionit Gjeografik (GIS) dhe detektimi në distancë gjatë menaxhimit me burimet ujore. Trajnimi, i cili u mbajt më 3 dhe 4 qershor në kuadër të Programit për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave, përmbante pjesë teorike si dhe ushtrime në terren për matje praktike me ndihmë të dronit.

Shfrytëzim aktiv dhe i avancuar i GIS ka rëndësi kryesore për menaxhim të suksesshëm, efikas dhe të qëndrueshëm me burimet ujore. Gjatë trajnimit u prezantuan qasje të reja të prezantuara të këtij sistemi, me qëllim të avancimit të njohurive të punonjësve në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtorinë për Punë Meteorologjike, Entin Gjeologjik, Qendrën për Menaxhim me Kriza, Institutin Hidrobiologjik Ohër, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Gostivarit.

Trajnimi dyditor përfshiu ligjëratë nga profesorë të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” dhe ekspertë nga Programi i ujërave, pastaj aktivitetet e terrenit për mbledhje të të dhënave me dron, studime praktike të rastit, si dhe ushtrime dhe diskutime grupore.

Sistemi i informacionit gjeografik (GIS) do të përdoret në më shumë aktivitete kryesore, të cilat në periudhën e ardhshme do t’i implementojë ekipi i Programit për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave së bashku me partnerë nacionalë. Të dhënat e siguruara përmes shfrytëzimit të avancuar të GIS do të mundësojnë:

  • zhvillim të sistemit për klasifikim të trupave ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore
  • hartimi i studimit për presione dhe ndikim mbi ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore
  • krijimi i monitorimit dhe skedave GIS dhe përplotësimi i sistemit të informacionit për ujëra

Të gjithë këto aktivitete do të kontribuojnë për menaxhim efikas dhe të qëndrueshëm dhe mbrojtje të burimeve ujore nëntokësore dhe sipërfaqësore në shtetin, të cilat janë burim kryesor të ujit të pijshëm, ujitjes, prodhimit të energjisë elektrike dhe ruajtjes së biodiversitetit dhe rregullimit klimatik.

Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave është në pronësi të Qeverisë së Zvicrës, nën patronazhin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa e realizon Skat Consulting Ltd. dhe PointPro Consulting.

Сподели го овој пост