Ditë të Vardarit 2025 – përgatitet Plani i parë për menaxhim me burimin më të rëndësishëm të

Vetëm përmes përfshirjes aktive dhe të përkushtuar të të gjithë palëve të interesit do ta mbrojmë nga ndotja dhe shfrytëzimi joracional i pellgut të lumit Vardar dhe do të ndërtojmë sistem të qëndrueshëm dhe efikas për menaxhim me të gjithë ujërat nëntokësore dhe sipërfaqësore në shtet, është mesazhi kryesor nga evenimenti “Ditët e Vardarit 2025”. Përmes diskutimeve, punëtorive dhe trajnimeve, evenimenti i parë “Ditët e Vardarit” është e përkushtuar në mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm me pellgun e lumit Vardar, që përfshin rreth 80% të të gjitha trupave ujore dhe me atë është burim më i rëndësishëm ujor në shtet.

Ky aktivitet është pjesë e Programit për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave, i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, ndërsa realizohet në partneritet dhe me pjesëmarrje të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

„“Për herë të parë vendosim model ku politika, ekspertiza dhe institucionet janë të harmonizuara rreth një qëllimi – sistem stabil dhe i qëndrueshëm i menaxhimit me ujërat. Vullneti ynë politik është i qartë: ta ngremë sektorin në nivel i cili u përshtatet standardeve evropiane dhe pritjeve të qytetarëve. Deri në vitin 2027, kur përfundon faza e parë e programit, do të kemi të vendosur bazë për rezultate të ardhshme strukturore dhe sistem që gjeneron ndryshime të matshme”,porositi Ane Llashkoska, zëvendësministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

„“Programi ka rëndësi të veçantë sepse deri në vitin 2027 duhet të vendoset sistem informativ për ujëra dhe plan për menaxhim me pellgun e lumit Vardar. Politikat e bazuara në të dhënat do të na ndihmojnë ta planifikojmë më mirë zhvillimin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave. Me sisteme të fuqishme të ekonomisë së ujërave për ujitje në bujqësinë, mbrojtje të rendimenteve nga të gjitha ndryshimet klimatike dhe menaxhim të qëndrueshëm me kapacitetet bujqësore dhe pyjore, investojmë në potencialin e mjedisit rural”,tha Albrim Hoxha, zëvendës-ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Programi për ujëra fokusohet në tre qëllime kryesore – përforcimi i kapaciteteve të institucioneve kompetente për menaxhim të integruar dhe të qëndrueshëm me burime ujore, zhvillim të kornizës adekuate ligjore dhe rregullatore për ujëra dhe planifikim dhe menaxhim më të mirë me pellgun e Vardarit.
Ambasadori i Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Kristov Zomer, theksoi se ky program është vazhdim i mbështetjes njëzetvjeçare zvicerane në përmirësimin e qasjes në ujin e pijshëm, ndërtimin e kapaciteteve për trajtim të ujërave të zeza dhe mbrojtje të mjedisit jetësor.

„“Në kuadër të Programit për ujëra, përmes partneritetit me institucione, ekspertë dhe komunitete, punojmë në njohjen dhe mbrojtjen e këtij burimi kryesor për amvisëritë, bujqësinë dhe industrinë në pellgun e Vardarit.
Duke e pasur parasysh se ky pellg përfshin afro 80 për qind të trupave ujore në shtet, planifikimi i integruar për menaxhim me pellgun lumor, reforma rregullatorë dhe pilot-projektet me bujqit dhe komunat, do ta vënë politikën në praktikë dhe do ta trasojnë rrugën për implementim të Planit për menaxhim me pellgun lumor në vend”,
deklaroi Zomer.

Nga Delegacioni i Bashkimit Evropian porositën se zhvillimi i Planit për menaxhim me pellgun e Vardarit do të jetë hap më i rëndësishëm për implementimin e Direktivës kornizë për ujëra.

„“Shkupi është ndotësi më i madh i Vardarit, dhe prandaj me përfundimin e ndërtimit të kolektorit dhe stacionit për trajtim të ujërave të zeza, aktivitet i bashkëfinancuar nga BE-ja, do të kontribuojë dukshëm në atë që lumi të jetë më i pastër. Presim angazhim urgjent nga organet nacionale që ky sistem të vihet në funksion me çka do të zvogëlohet ndotja e ujërave”,
theksoi Shtefan Hudolin, udhëheqës i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së.

Si pjesë e procesit të përgatitjes për krijim të Planit për menaxhim me pellgun e Vardarit, Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave dhe Bashkimi Evropian, dhuruan pajisje të re moderne në laboratorin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike. Gjithashtu, përmes Programit për ujëra u siguruan edhe dy automjete të reja, me qëllim të lehtësimit të punëve në terren gjatë marrjes së mostrave të ujit.

Në kuadër të “Ditët e Vardarit 2025”, javën e kaluar u mbajt punëtori dyditore, ku morën pjesë ekspertë vendorë dhe të huaj, përfaqësues të institucioneve kompetente kryesore dhe organizatave civile. Nesër, në ditën e fundit të evenimentit, në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup, do të prezantohet Raporti fillestar për çështje të rëndësishme në menaxhimin me ujërat e pellgut të Vardarit dhe do të mbahet Panairi i karrierës.

Сподели го овој пост