Përgatitet Plan për menaxhim me pellgun e lumit Vardar – rrugë drejt qëndrueshmërisë së burimit më të rëndësishëm ujor në

Pellgu i Vardarit, burimi më i rëndësishëm ujor në shtet, do ta marrë planin e parë zyrtar dhe gjithëpërfshirës për menaxhim të qëndrueshëm dhe efikas. Bëhet fjalë për një dokument veçanërisht të rëndësishëm, duke pasur parasysh se pellgu i Vardarit përfshin 80 për qind të trupave të përgjithshme ujore në vend që e bën burim kryesor në 68 komuna.

Procesi i përgatitjes së Planit për menaxhim me pellgun e Vardarit tashmë ka filluar, ndërsa duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2027. Përpunohet për periudhë gjashtë vjeçare (2028-2033) dhe do të paraqesë udhërrëfyes për atë se si të mbrohen dhe të shfrytëzohen në mënyrë të qëndrueshme ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore të pellgut të Vardarit. Si dokument më i lartë i përcaktuar me Ligjin për ujëra, plani zhvillohet në përputhje të plotë me Direktivën për ujëra të Bashkimit Evropian.

Bartës i procesit të përgatitjes së Planit për menaxhim me pellgun e Vardarit është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa aktiviteti mbështetet nga Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave, iniciativë e Qeverisë së Zvicrës. Në përpunimin e tij do të marrin pjesë të gjithë palët e interesit, përfshirë institucionet kompetente, sektorin civil, bujqit, komunitetin e biznesit dhe qytetarët e interesuar.

“Ky plan nuk është vetëm dokument teknik, por strategji për një jetë më të mirë, mjedis më i pastër jetësor dhe luftë më e fikasë kundër ndryshimeve klimatike. Ujërat nga pellgu i Vardarit kanë rëndësi esenciale për amvisëritë, bujqësinë dhe ekonominë, si dhe për mbështetje të biodiversitetit në një eko-sistem të shëndoshë. Prandaj, plani do të sigurojë qasje të integruar për menaxhim me burimet ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore në pellgun e Vardarit, përfshirë aspekte hidromorfologjike, klimatike, ekologjike, sociale dhe ekonomike”,
thotë Jan Kviatkovski, lider i ekipit të Programit për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave.

ÇFARË DO TË PËRMBAJË PLANI PËR MENAXHIM ME PELLGUN E VARDARIT?

Planet për menaxhim me pellgun lumor janë dokumente gjithëpërfshirëse të cilat i përmbajnë të gjithë aspektet e rëndësishme për qasje sistemore në sigurimin e mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë në burimet ujore nëntokësore dhe sipërfaqësore.

Plani për menaxhim me zonën e pellgut lumor të Vardarit do të përmbajë përshkrim të karakteristikave natyrore dhe statusit të ujit, pasqyrë të presioneve dhe ndikimeve të shkaktuara nga aktivitete njerëzore, listë të zonave të mbrojtura, hartë të rrjetit për monitorim, analizë ekonomike të shfrytëzimit të ujit.

Gjithashtu, në kuadër të planit do të përgatitet listë e qëllimeve për cilësinë e ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore në pellgun, program të masave për përmbushjen e tyre, si dhe mjete të cilat do të shfrytëzohen për realizimin e programit. Pikërisht kjo është zemra e planit, duke pasur parasysh atë që qëllimi i tij është të arrihet status i mbrojtjes së basenit të Vardarit.

KONSULTIME PUBLIKE DHE PËRFSHIRJA E TË GJITHË PALËVE TË INTERESIT

Si do të menaxhohet me pellgun e Vardarit në vitet në vijim nuk do të vendosin vetëm disa individë ose institucione, por në këtë proces të rëndësishëm do të përfshihen të gjithë palët e interesit – publiku, bujqit, afaristët, sektori civil. Në përputhje me dinamikën për hartim të planit, deri në fund të vitit 2026 do të përfundojnë të gjithë analizat dhe do të përgatitet draft-version, ndërsa në vitin 2027 do të mbahen konsultime të gjera publike.

Një prej mekanizmave kryesore për transparencë dhe përfshirje të publikut në këtë proces është Këshilli për Menaxhim me Pellgun e Vardarit, trup i formuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor. Këshilli ka rol këshillimor dhe koordinues përkatësisht promovon debat publik, i përfshin institucionet dhe qytetarët dhe jep rekomandime për zhvillim dhe mbrojtje të burimeve ujore. Ky trup bashkon një gamë të gjerë përfaqësuesish – nga institucione shtetërore dhe vetëqeverisje lokale, deri te shfrytëzuesit e ujit, ndërmarrjet komunale, industritë, organizatat joqeveritare, administruesit e zonave të mbrojtura. Ky diversitet kontribuon të dëgjohet zëri i çdokujt dhe të bashkohen interesat publike dhe private.

Përpunimi i Planit të parë për menaxhim me pellgun e lumit Vardar është më shumë se detyrim administrativ, kjo është një mundësi që shteti të tregojë se është e përgatitur të menaxhojë me burimet e tij më të vlefshme në mënyrë moderne dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane.

Сподели го овој пост