Formësimi i të ardhmes së qëndrueshme për ujin – përshtypjet e mia nga Java Botërore e Ujit

Nga Valerija Stanoevska

Në gusht të këtij vitit isha e pranishme në Javën Botërore të Ujit (World Water Week) në Stokholm gjë që për mua nuk ishte vetëm një arritje profesionale, por edhe një mundësi për të dalë jashtë detyrave të përditshme dhe të inkuadrohem në komunitetin global i cili e formëson të ardhmen e ujit. Konferenca në një vend mblodhi përfaqësues të qeverive, bankave zhvillimore, hulumtuesve, sektorit privat dhe profesionistëve të rinj nga e gjithë bota.

Për mua, ky ishte një rast për të pasur një pasqyrë më të gjerë mbi menaxhimin me ujërat – si menaxhimi, financimi, inovacionet dhe përfshirja e komuniteteve gërshetohen me zgjidhjet teknike që i dizajnojmë ne inxhinierët. Në vazhdim i ndaj momentet kryesore nga sesionet në të cilat mora pjesë, informacionet që i kam marrë dhe mësimet që do t’i shfrytëzoj në punën tonë për menaxhim me ujërat nëntokësore dhe më gjerë.

Në këtë punëtori isha një prej moderatorëve dhe e udhëhoqa diskutimin për lidhjen ndërmjet larjes së rrobave, ujit dhe mjedisit jetësor. Larta e rrobave shpesh neglizhohet, megjithëse bëhet fjalë për aktivitetin i cili shpenzon sasi të mëdha të ujit dhe shkakton ndotje, por ka edhe përmasa të rëndësishme gjinore dhe sociale.

Në nivel global, 40 deri 50% të larjes ende bëhet me dorë, ndërsa vlerësohet se 5,6 miliardë njerëz i lajnë rrobat me dorë. Në mjedise me burime të kufizuara, larja mund të marrë 20% të kohës aktive dhe shpesh është një ngarkesë për gratë. Ndërsa për një larje me dorë harxhohen rreth 20 litra ujë, për një cikël të larjes me lavatriçe nevojiten përafërsisht 75 litra. Në një studim të vitit 2010 vlerësohet se elektroshtëpiaket për larje në nivel global harxhojnë rreth 20 trilionë litra ujë në vit.

Pasojat mbi mjedisin jetësor janë shqetësuese. Larja e rrobave është një burim i madh i ndotjes nga mikroplastika. Mesatarisht, më shumë se 700.000 fije mikroplastike lirohen gjatë një larje të pëlhurave sintetike si poliester ose najlon. Një tharëse elektrike mund të nxjerrë edhe deri në 120 milionë mikrofije në vit ose deri në 40 herë më shumë se lavatriçja.
Këto mikrofije përfundojnë në ujërat e zeza, e pastaj në lumenjtë, liqenet dhe ujërat nëntokësore, duke depërtuar në sistemet për furnizim me ujë, ushqimin, madje edhe në trupat e njerëzve. Është shqetësuese që nuk ka një dallim esencial në sasinë e mikrofijeve të liruara nga larja me dorë dhe larja elektrike.

Duke menduar për këtë sesion, një mendim më vjen në mendje vazhdimisht:

“Ndryshimet e shprehive për larje mund të jenë një hap i fuqishëm drejt menaxhimit të qëndrueshëm me ujërat dhe mirëqenien sociale, duke pasur parasysh se si aktivitetet shtëpiake rutinore ndikojnë mbi komunitetet dhe krijojnë mundësi për aksion klimatik dhe progres të vërtetë social.”

Mesazhi është i qartë: edhe aktivitetet e vogla, të përditshme si larja fshehin një potencial të pashfrytëzuar për aksion klimatik dhe rezistencë të madhe të ujërave.

Një prej momenteve më interesante të javës ishte pjesëmarrja ime si “peshkaqen femër” në sesionin Shark Tank për zgjidhje të mençura klimatike për menaxhim me ujin dhe ujitjen, të organizuar nga Banka Aziatike e Zhvillimit. Formati ishte dinamik: ekipet projektuese prezantonin pilot-iniciativa reale, ndërsa ne, panelistët, parashtronim pyetje kritike dhe diskutuam se si këto ide mund të zhvillohen në vëllim më të madh.

Katër projektet nga Kamboxhia, India dhe Pakistani, treguan se si adaptimi dhe zbutja e ndryshimeve klimatike mund të integrohen në sistemet “uji për ushqim”.

Vërshime dhe rrjedha: Menaxhimi zbutës dhe përshtatës klimatik me pellgjet lumore (Kamboxhia) – ky sesion u fokusua në përballjen me thatësirën, vërshimet dhe infrastrukturën e degraduar të shkaktuara nga klima përmes menaxhimit adaptues me rezervuare dhe rivitalizim të kanaleve drenazhuese. Projekti përfshin edhe zgjidhje për rrugët e peshqve dhe paneleve diellore lundruese me qëllim balancimin e nevojave ekologjike dhe energjetike.

Ujitja transformuese me tubacione nën presion: Heqja e barrierave ekonomike (India) – ky projekt e prezantoi sistemin më të madh botëror të tubacionit për ujitje nën presion, i cili mbulon 290.000 hektarë me 26.000 kilometra tubacion, 20 stacione pompuese dhe sisteme SCADA për kontroll volumetrik. Me efikasitet dy herë e gjysmë më të madh se kanalet tradicionale, sistemi siguron furnizim të drejtë dhe në kohë me ujë të fermave. Kjo kontribuon në reduktimin e shpërnguljes, për standard më të mirë jetësor dhe rritje të numrit të fëmijëve të regjistruar në shkollë.

Megha-ADAPT: Misioni për adaptim të sigurisë së ujërave dhe ekonomisë të udhëhequr nga komuniteti (Indi) – projekti e adreson paradoksin e një prej rajoneve më të lagësht në botë i cili përballet me mungesë serioze të ujit. Me mbi 500 objekte për mbledhje të ujit, pyllëzim dhe rinovim të 30.000 burimeve të tharë, programi integron edhe stacione meteorologjike, pompa diellore dhe mikro-hidrosisteme. Përfshin mbi 530 grupe lokale, me 25% gra liderë, duke e lidhur sigurinë e ujit me ekzistimin e gjelbër.

Ndërprerja e varësisë nga praktikat e vjetra (Pakistan) është një projekt i cili u fokusua në sfidën për të tejkaluar praktikat konvenciale për ujitje të cilët i bllokojnë komunitetet në modele jostabile për shfrytëzim të ujit. Me testimin e sistemeve të mençura klimatike për ujitje, mjeteve për vendimmarrje dhe menaxhim participativ me pellgje, iniciativa u ndihmon komuniteteve të ndërtojnë rezistencë edhe në afat të shkurtër edhe në afat të gjatë.

Nga të gjithë studimet dolën më shumë tema të përbashkëta si nevoja për menaxhim të mençur klimatik me burimet ujore, optimizim të sistemeve për ujitje në pothuajse kohë reale dhe rëndësia e qasjeve inkluzive të vendosjes në komunitetin. Por, sfidat për avancimin e tyre mbeten – nga barriera në miratimin e teknologjisë dhe mungesa e financave, deri te shprehitë e bujqve të vegjël dhe rezistenca institucionale ndaj ndryshimeve. Të gjitha këto prezantime e theksuan mesazhin se zgjidhjet teknike përparojnë, por nevojitet bashkëpunim dhe angazhim në më shumë nivele që të realizohen me potencialin e tyre të plotë.

Kjo punëtori, e organizuar nga Banka Aziatike për Zhvillim, ishte e përkushtuar në menaxhimin e integruar me burimet ujore (IWRM) në kushte të ndryshimeve klimatike. Unë e zhvillova diskutimin për menaxhim me rreziqe nga vërshimet, ku pjesëmarrës nga gjithë Azia dhe më gjerë shkëmbyen përvoja dhe zgjidhje.

Gjatë bisedës u potencuan sfidat më të mëdha të kohës së sotme, si modelet e ndryshueshme të reshjeve, mangësitë në menaxhimin dhe sisteme të pasigurta të të dhënave. Por, pjesëmarrësit theksuan edhe disa zgjidhje të shpejta të cilat janë tashmë të arritshme: përforcimi i sistemeve për paralajmërim të hershëm, përmirësimi i modelimit të parashikueshëm dhe zgjerimi i shfrytëzimit të teknologjive të mençura për monitorim si SCADA. Në afat të gjatë, si kryesore u veçuan zgjidhjet me bazë natyrore – nga pyllëzimi dhe rinovimi i rrjedhave ujore, deri te rehabilitimi i plotë i pellgjeve lumore.

Për mua, mesazhi kryesor është i qartë: progres i vërtetë arrihet me lidhje të inovacioneve teknike me kapacitetin institucional dhe me pjesëmarrje të komuniteteve – leksion i cili është veçanërisht relevant edhe për punën tonë lidhur me pellgjet dhe ujërat nëntokësore.

Konkluzione përfundimtare

Nga Java botërore e ujit nxora tre konkluzione kryesore:

1. Integrimi është kryesor: Zgjidhjet inxhinierike vetvetiu nuk janë të mjaftueshëm. Për sukses nevojitet menaxhim i mirë, financim dhe pranim nga komunitetet.

2. Inovacioni është i rëndësishëm: Nga sistemet SCADA deri te mënyrat alternative të ujitjes dhe tharjes, ardhmëria e menaxhimit me ujërat varet nga sistemet më të mençura, adaptuese që i minimizojnë humbjet dhe e rrisin rezistencën.

3. Zëri i komunitetit është esencial: Bujqit dhe komunitetet doemos duhet të jenë në qendrën e zgjidhjes. Pa përfshirjen e tyre, madje edhe teknologjitë më të mira do të dështojnë.

Ekipi i profesionistëve të rinj të Programit për Ujërat në Javën Botërore të Ujit në Stokholm

Për mua, Java Botërore e Ujit ishte njëkohësisht frymëzuese dhe motivuese. Më dha perspektivë më të gjerë të menaxhimit me ujërat në nivel global dhe gjithashtu e nxiti përkushtimin tim për t’i sjellë këto njohuri në shtëpi në shtetin tim, veçanërisht në kuadër të Programit tonë për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave.

Si inxhinierë, shpesh jemi të fokusuar në saktësi teknik dhe dizajn. Por, ky eveniment më përkujtoi se ardhmëria e ujërave varet nga lidhja e inxhinierisë me menaxhimin, rezistencën e komuniteteve dhe qëndrueshmërinë. Vetëm ashtu mund vërtet të ndërtojmë ardhmëri rezistuese.

Mr. Valerija Stanoevska është profesioniste e menaxhimit me pellgje lumore në Programin e menaxhimit, shfrytëzimit dhe mbrojtjes së ujërave nëntokësore.

Сподели го овој пост