Programi për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave i fton kompanitë e interesuara të marrin pjesë në Thirrjen Publike për realizim të anketës në terren për shërbimet ujore dhe analizës së lidhur ekonomike, në përputhje me kërkesat e Direktivës Kornizë të Ujërave (DKU) të BE-së në Maqedoninë e Veriut.
Qëllimi i anketës është të vlerësohet:
- lidhshmëria ndërmjet ujitjes dhe përdorimit të plehrave dhe mjeteve për mbrojtjen e kulturave, si dhe presioneve potenciale mbi cilësinë e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore
- nëse shërbimet e ujit janë të pranueshme për amvisëritë dhe bujqit
- sa është gatishmëria e amvisërive për të mbuluar kostot e menaxhimit të përmirësuar me burimet ujore
- cilat janë perceptimet për cilësinë dhe disponueshmërinë e ujit
Anketa realizohet në kuadër të Programit zviceran për ujëra dhe do të kontribuojë për një analizë ekonomike të përdorimit të ujërave për ujitje, praktikave të lidhura bujqësore dhe ndikimit të tyre potencial mbi cilësinë e ujit. Rezultatet do të shfrytëzohen gjatë përgatitjes së Planit për menaxhim të pellgut të lumit Vardar, në përputhje me kërkesat e Direktivës Kornizë të Ujërave të BE-së.
Thirrja publike, me të gjitha detajet dhe udhëzimet e aplikimit, është e disponueshme këtu.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 1 prill 2026.
Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch


