Thirrje për angazhimin e profesionistit të ri të ujërave në kuadër të Programit për ujëra

Programi për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave shpalli thirrje për angazhimin e profesionistit të ri të ujërave i cili do ta mbështesë punën e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) në Maqedoninë e Veriut.

Ky pozicion është pjesë e përpjekjeve aktuale për avancimin e menaxhimit me ujërat nëntokësore dhe cilësinë e ujërave, në përputhje me standardet ekologjike të Bashkimit Evropian dhe Legjislacionin Nacional. Kandidati i zgjedhur do të bashkëpunojë me ekspertë nga Programi për ujëra, DPHM-ja dhe institucione tjera partnere të aktiviteteve lidhur me monitorimin e cilësisë së ujërave, menaxhimin me të dhëna dhe njoftimin në fushën e mjedisit jetësor.

Thirrja është e hapur veçanërisht për personat që kanë shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përgjegjësitë kryesore

Profesionisti i ri i ujërave do ta mbështesë Sektorin për cilësi të ujërave në DPHM përmes detyrave të ndryshme teknike dhe koordinuese, përfshirë:

  • Mbështetjen gjatë avancimit dhe zbatimit të programeve nacionale për monitorim të cilësisë së ujërave;
  • Mbështetjen e punës në terren, aktiviteteve pilot për monitorim dhe vlerësim të cilësisë së ujërave;
  • Ndihmën gjatë mbledhjes së të dhënave, mirëmbajtjen e bazave të të dhënave dhe përgatitjen e raporteve;
  • Mbështetjen në organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve për përforcimin e kapaciteteve;
  • Pjesëmarrjen në grupe pune dhe aktivitete koordinuese me ekspertë nacionalë dhe ndërkombëtarë;
  • Kontributin në realizimin e aktiviteteve të Programit për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave.

Kualifikime të nevojshme

Kandidatët duhet të kenë të kryer arsimin e lartë nga fusha e kimisë, biologjisë, biokimisë, menaxhimit me ujërat, inxhinierisë së mjedisit jetësor ose fusha e ngjashme. Nevojiten shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën maqedonase dhe angleze, si dhe njohje solide të punës me kompjuter.

Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë paraprake lidhur me monitorimin e cilësisë së ujërave, analiza laboratorike, menaxhimin me të dhëna ose legjislacionin nga fusha e mjedisit jetësor.

Thirrja publike, me të gjitha detajet dhe udhëzimin për aplikim është e disponueshme këtu.

Kandidatët e interesuar duhet ta dorëzojnë CV e tyre në gjuhën angleze: northmacedonia@skat.ch

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 12 qershor 2026.

Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch

Сподели го овој пост