Thirrje publike për angazhimin e një konsultuesi – Programi për ujërat Faza 1

Programi për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave shpall thirrje për ekspertë të kualifikuar ndërkombëtarë, rajonalë dhe nacionalë që do të përfshihen në Listën për angazhime të konsultuesve në kuadër të fazës së parë të Programit.

Fushat tematike

I. Legjislacioni dhe menaxhimi në fushën e mjedisit jetësor dhe ujërave

II. Menaxhimi me ujërat dhe Korniza rregullatore

III. Ekonomia e Ujërave dhe Korniza financiare e menaxhimit me ujërat

IV. Kapaciteti Institucional dhe Korniza organizative

V. Menaxhimi i integruar i burimeve ujore (IWRM) dhe Planet e menaxhimit të pellgjeve lumore (RBMP)

VI. Cilësia e ujërave dhe standardet e cilësisë së mjedisit jetësor

VII. Ujërat nëntokësore dhe hidrogjeologjia

VIII. Sistemet informative për ujërat, menaxhimi me të dhënat dhe njoftimi

IX. Barazia gjinore dhe përfshirja sociale

Shërbimet Mbështetëse

X. Digjitalizimi dhe automatizimi i proceseve afariste (DMS, lëshimi i lejeve, mbikëqyrja inspektuese dhe harmonizimi i raportimit)

XI. Zhvillimi i një fjalori për menaxhim me ujërat, përkthim, interpretim dhe lekturim (nga gjuha angleze në gjuhën maqedonase dhe nga gjuha maqedonase në gjuhën angleze)

Si të Aplikoni

Të gjitha informacionet e hollësishme në lidhje me detyrat, përgjegjësitë, kualifikimet e nevojshme dhe procedurën e aplikimit janë të disponueshme këtu.

Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch

Сподели го овој пост