Programi për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave i fton të gjitha kompanitë e interesuara të aplikojnë në Thirrjen publike për zhvillimin e Sistemit Informativ për Ujërat GIS (WIS) për nevojat e procesit të planifikimit të menaxhimit të pellgut të lumit Vardar dhe për azhurnimin e isstemit për menaxhim me bazën e të dhënave për ujërat nëntokësore.
Qëllimi i këtij angazhimi është realizimi i Fazës 1 të udhërrëfyesit, përfshirë krijimin e një Sistemi Informativ për Ujërat (WIS) si një platformë zyrtare për prezantimin, shpërndarjen e informacioneve dhe mundësimin e pjesëmarrjes së publikut në procesin e përgatitjes së Planit për menaxhim me pellgun e lumit Vardar.
Kompania e përzgjedhur do ta realizojë detyrën në bashkëpunim me ekipin e Programit për ujërat për përcaktimin e kërkesave të detajuara funksionale, si dhe gjatë zhvillimit dhe zbatimit të platformës. Aktivitetet duhet të realizohen në përputhje me konstatimet dhe rekomandimet nga analiza e përgatitur e mangësive dhe udhërrëfyesi, në mënyrë që të krijohet dhe të vihet në funksionim me sukses platforma WIS.
E PËRDITËSUAR: Kërkesa për dorëzim të ofertave me të gjitha detajet dhe udhëzimi për aplikim janë të disponueshme këtu.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 16 qershor 2026.
Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch


