Me matjen e 170 lokacioneve realizohet monitorimi më gjithëpërfshirës i ujërave në pellgun e Vardarit

Në vijim e sipër është monitorimi më gjithëpërfshirës i cilësisë dhe sasisë së ujërave në pellgun e lumit Vardar, burimi më rëndësishëm ujor i cili përfshin mbi 80% të të gjithë trupave ujorë në shtet. Ky proces realizohet nga ekipe ekspertësh nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike dhe përfshin matje në terren, marrje të mostrave nga ujërat nëntokësore dhe sipërfaqësore dhe analiza laboratorike të trupave ujorë nga gjithsej 170 lokacione.

Monitorimi realizohet sipas programit të ri nacional monitorues i cili i përcakton vendet matëse, parametrat dhe metodologjinë për ndjeje të cilësisë dhe sasisë së ujërave. Programi është përgatitur nga Programi zviceran për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave, DPHM-ja dhe ekspertë ndërkombëtare. Ai paraqet pjesë të Strategjisë më të gjerë për monitorim të ujërave, e hartuar me mbështetje të programit, qëllimi i së cilës është përforcimi i kapaciteteve institucionale dhe teknike të DPHM-së për zbatim dhe mbikëqyrje afatgjate të ujërave në shtet. Bëhet fjalë për një hap kryesor në vendosjen e sistemit modern për menaxhim me burimet ujore, të bazuar në të dhëna shkencore dhe në përputhje me Ligjin për Ujërat dhe Direktivën kornizë të ujërave të Bashkimit Evropian.

“Monitorimi cilësor dhe gjithëpërfshirës i ujërave në shtet është parakusht kryesor për menaxhim efikas dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore vlera e të cilit është i paçmueshëm edhe për njerëzit edhe për bujqësinë, edhe për ekonominë, si dhe për ekosistemin e përgjithshëm. Ekipet tona këtë periudhë punojnë në terren, ku marrin mostra të ujit nga lokacione të ndryshme nëpër gjithë shtetin. Rezultatet nga ky monitorim do të tregojnë se çfarë është gjendja e ujërave tona, cilat janë sfidat kryesore me të cilat përballemi dhe çfarë masa nevojiten për mbrojtjen e tyre” , thotë Igor Llazarovski, drejtor i DPHM-së.

Monitorimi mbikëqyrës i cili pritet të përfundojë plotësisht deri në fund të vitit, do të realizohet në gjithsej 80 lokacione nga të cilat do të merren mostra nga ujëra sipërfaqësore, si dhe me kontroll të të dhënave të 90 stacioneve monitoruese për ujëra nëntokësore në pellgun e lumit Vardar. Me qëllim të realizimit më preciz dhe më efikas të këtyre aktiviteteve, Programi i ujërave DPHM-së i dhuroi 14 piezometra, instrumente matëse të cilat janë kryesorë për monitorimin e ujërave nëntokësore.

Gjithashtu, kapacitetet e DPHM-së për monitorim dhe mbrojtje të burimeve ujore në shtet, u avancuan me donacion të pajisjes laboratorike moderne dhe dy automjete, në vlerë totale prej afro 250.000 franga zvicerane.

“Një nga qëllimet kryesore të Programit të ujërave është përmirësimi i kapaciteteve të institucioneve kryesore në vend që kujdesen për mbrojtjen e burimeve ujore, por edhe të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Duke marrë parasysh rëndësinë e monitorimit të ujërave në pellgun e Vardarit, e mbështesim këtë proces duke përmirësuar kapacitetet teknike dhe profesionale të DPHM-së dhe duke përgatitur dokumente kryesore strategjike për menaxhimin e ujërave” , thotë Jan Kviatkovski, lider i ekipit të Programit të ujërave.

Informacionet e mbledhura do të mundësojnë një analizë precize të gjendjes së burimeve ujore, identifikimin e fushave problematike, siç janë ndotja ose mungesa e ujit, dhe përgatitjen e masave konkrete për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të tyre. Në të njëjtën kohë, rezultatet e monitorimit do të jenë një nga bazat gjatë përgatitjes së Planit të parë të menaxhimit të pellgut të lumit Vardar, një dokument strategjik që do të përcaktojë politikat dhe masat e ardhshme për menaxhimin e ujërave, në përputhje me kërkesat e Direktivës Kornizë të Ujërave të BE-së.

Realizimi i monitorimit mbikëqyrës të ujërave në pellgun e Vardarit është mundësuar me bashkëfinancim nacional në shumë prej afro 440,000 frangash zvicerane, të siguruara nga Qeveria, përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Pjesa tjetër e mjeteve është siguruar nga Zvicra përmes Programit për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave.

Сподели го овој пост