Biljana Puleska Janusevska është një eksperte juridike me përvojë, e cila udhëheq Rezultatin 2 – Zhvillimi i kornizave juridike dhe rregullatore për menaxhimin e integruar të burimeve ujore në kuadër të Programit për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave nëntokësore (GWP) në Maqedoninë e Veriut. Në këtë rol, ajo udhëheq zhvillimin më efikase, më të drejtë të politikave publike dhe legjislacionit të harmonizuara me ato të BE-së, duke siguruar jo vetëm përputhshmëri me standardet e BE-së, por edhe zbatueshmëri praktike në praktikë. Puna e saj lidh legjislacionin dhe kapacitetin institucional, duke krijuar mjete dhe procese që u mundësojnë institucioneve dhe palëve të interesuara menaxhim të qëndrueshëm të ujërave.
Me mbi dy dekada përvojë, ajo punon në harmonizimin e legjislacionit nacional me direktivat e BE-së nga sfera e ujërave, harton zgjidhje ligjore, kryen vlerësime dhe mbështet proceset e vendimmarrjes në të gjithë Ballkanin. Ajo ka kontribuar në projekte të shumta ndërkombëtare dhe nacionale të fokusuara në menaxhimin e burimeve ujore, rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike, menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe bashkëpunimin ndërkufitar për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, duke siguruar që kornizat juridike të shndërrohen në rezultate konkrete shoqërore.
Në zemër të karrierës së saj është përkushtimi për t’i shndërruar njohuritë juridike në rezultate të matshme, duke e bërë menaxhimin e ujërave më efikas, inkluziv dhe të gatshëm për të ardhmen. Përndryshe, profesoreshë në fushën e së drejtës ndërkombëtare, përvoja dhe hulumtimi i saj akademik përqendrohen në të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhënien e saj me regjimin e burimeve natyrore, duke pasqyruar bindjen e saj se e drejta është një instrument i fuqishëm për krijimin e ndikimit konkret.
E-mail: biljana.puleska@pointpro.com.mk