Mungesa e ujit është një sfidë serioze për bujqësinë e Maqedonisë. Një pjesë e madhe e sistemeve të ujitjes janë të vjetruara dhe në gjendje shumë të keqe, gjë që shpie në humbje të konsiderueshme të ujit. Periudhat e gjata të thata ushtrojnë presion shtesë mbi burimet e kufizuara ujore. Nevojiten investime në sistemet e ujitjes dhe përdorim racional i ujit.
Kësaj teme i është kushtuar videoja e dytë nga seria “Rojtarët e ujërave”, në të cilën flet Biljana Petrovska Mitrevska nga Federata Nacionale e Fermerëve.


