Borjana është profesioniste më e re e ujit me, e diplomuar në inxhinierinë e ndërtimit, momentalisht është e përfshirë në monitorim hidrologjik përmes Programit për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave nëntokësore në Maqedoninë e Veriut. Ajo është dërguar në Drejtorinë për Punë Hidrometeorologjike, ku është e fokusuar në përforcimin e kapaciteteve në sektorin hidrologjik – veçanërisht në sferën e ujërave nëntokësore. Puna e saj është e udhëhequr nga përkushtimi i fuqishëm i qëndrueshmërisë, mbrojtjes së burimeve natyrore dhe mbështetjes së praktikave WASH (Uji, kushtet sanitare dhe higjiena) të cilat promovojnë qasje të barabartë në ujin e pastër. Ky përkushtim pasqyrohet edhe në hulumtimet dhe arritjet e saj akademike: ka marrë pjesë në ICAMES’24 në Universitetin Boazixhi me punim të titulluar “Përdorimi i burimeve të ujërave nëntokësore si zgjidhje e qëndrueshme për bujqësinë”, dhe punimin e njëjtë e ka prezantuar në Konferencën ndërkombëtare për shkenca të aplikuara, inxhinieri, matematikë dhe arkitekturë (ICASEMA 2024).
Me kureshtje të thellë, Borjana gjithmonë është e përgatitur t’i hulumtojë lidhjet më të thella ndërmjet shkencës, natyrës dhe sistemeve që e formojnë botën tonë. Për të, puna me ujë është më shumë se profesion – kjo është mënyrë për të krijuar ndikim konkret dhe të përhershëm mbi jetët e njerëzve dhe mbi mjedisin jetësor për të cilin ajo kujdeset thellësisht.
Kur nuk i hulumton nivelet e akuiferëve ose trendët në ujërat nëntokësore, shpesh është “e humbur” në romanin fantastik, vallëzon gjatë ditës me muzikë ose kalon kohë me katër qentë e saj.
Email: borjana.balova@int.skat.ch