Nikolla Zdraveski

Si specialist për menaxhim me mjedisin jetësor dhe menaxhim me burime ujore, Nikolla në kuadër të Rezultat 3 sjell një përvoje mbi 20 vjeçare në dizajnim dhe implementim të iniciativave të integruara për menaxhim me pellgje lumore dhe ekosisteme në Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të Programit për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave nëntokësore (GWP), roli i tij është ta udhëheqë koordinimin strategjik dhe mbikëqyrjen teknike të aktiviteteve për vendosjen e planeve dhe kornizave operative për menaxhim me ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore në pellgun e lumit Vardar.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë mbështetje gjatë hartimit të Planit për menaxhim me pellgun e lumit Vardar (RBMP) në përputhje me Direktivën për ujëra të BE-së (WFD) dhe Direktivën për ujëra nëntokësore (GWD), realizim të vlerësimeve për trysni dhe ndikime hidrologjike, integrim të strategjive për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe mbështetje të analizave ekonomike dhe proceseve të planifikimit participativ.
Puna e tij kontribuon në institucionalizimin e menaxhimit me ujërat bazuar në prova dhe realizimin operativ të planeve për siguri të ujit në nivel lokal.

Me përvojë të pasur në menaxhimin e projekteve të ndërlikuara me më shumë faktorë të financuar nga UNDP, GIZ dhe SDC, Nikolla ka kontribuar në bashkëpunimin tejkufitar nga sfera e ujërave, menaxhimit me zona të mbrojtura dhe zhvillimit të infrastrukturës të rezistueshme ndaj ndryshimeve klimatike. Ekspertiza e tij teknike përfshin sisteme për monitorim të mjedisit jetësor, dizajn të treguesve ekologjikë, harmonizim të rregullativave dhe përfshirje të palëve të interesit nga sektori politik, akademik dhe civil.

Posedon diplomë të magjistraturës në shkenca biologjike me specializim në ekosistemet ujore dhe biomonitorim dhe është autor dhe bashkautor i disa publikimeve teknike, planeve për menaxhim dhe doracakëve për mjedis jetësor. Si njeri i cili është i orientuar sistematikisht, vazhdon të nxisë ndryshime transformuese në menaxhim me burimet ujore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Jashtë jetës profesionale, ai është udhëtar i pasuar dhe adhurues i ushqimit, i njohur për shoqërueshmërinë e tij dhe dashurinë për muzikën. Pa marrë parasysh nëse hulumton melodi maqedonase tradicionale ose eksperimenton me tambure, piano ose vokale, Nikolla e sjell energjinë dhe kreativitetin e njëjtë në interesat e tij personale si dhe në punën e tij.

Email: nikola.zdraveski@pointpro.com.mk