Përforcimi i menaxhimit me ujërat: Temat e dakorduara në bashkëpunimin ndërmjet Programit për ujëra dhe sha Ekonomia e ujërave

6 gusht 2025

Sot u mbajt takim strategjik ndërmjet ekipit të Programit për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave dhe përfaqësuesve të ShA Ekonomia e Ujërave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin fokusi kryesor ishte menaxhimi i qëndrueshëm me ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore në shtet. Në takimin u diskutuan hapat e ardhshme për përmirësimin e menaxhimit, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së infrastrukturës së ekonomisë së ujërave dhe shërbimeve publike.

Përfaqësuesit e të dy ekipeve e potencuan nevojën për menaxhim të koordinuar dhe inkluziv me ujërat, në përputhje me parimet e Direktivës kornizë për ujërat të BE-së. Mes tjerash, u bisedua edhe për sfidat institucionale, juridike dhe financiare me të cilat përballet ShA Ekonomia e Ujërave.

Si operator publik i infrastrukturës hidroteknike (sisteme për ujitje, drenazhim, furnizim me ujë, rregullim të shtretërve lumorë), ShA Ekonomia e Ujërave ka rol kryesor në zbatimin e Planeve për menaxhim me pellgje lumore dhe politikave ujore në nivel nacional.

Temat kryesore të diskutimit në takimin ishin:

  • Përkufizimi i qartë i roleve institucionale dhe përmirësimi i koordinimit të ndërsjellë
  • Qëndrueshmëria financiare dhe politikat për pagesë të shërbimeve
  • Përmirësimi i transparencës dhe përfshirjes së publikut
  • Bashkëpunimi për përgatitje të Planit për menaxhim me pellgun lumor dhe zbatim të planit dhe Programit të masave nga plani
  • Kryerja e analizës funksionale, financiare dhe strategjike

Ky bashkëpunim do të rezultojë me rekomandime konkrete dhe plan zhvillimor për ShA Ekonomia e Ujërave, me qëllim modernizimin dhe harmonizimin me parimet e menaxhimit të integruar me burimet ujore. Rezultatet e planifikuara do të kontribuojnë në sektorin më të rezistueshëm, më efikas dhe më përgjegjës për menaxhim me ujërat në Maqedoninë e Veriut, i cili do të sigurojë përdorim të drejtë dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore për të gjithë.

Implementimi i Programit për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave mbështetet nga Qeveria e Zvicrës, ndërsa është bashkëfinancuar nga partnerët nacionalë – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Сподели го овој пост