Thirrje Publike: Zbatimi i Programit për monitorim të synuar të cilësisë së ujit

Programi për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave i fton kompanitë e interesuara të marrin pjesë në Thirrjen Publike për zbatimin e Programit për monitorim të synuar të cilësisë së ujërave për vendosje të kushteve referuese për trupat ujorë sipërfaqësorë në pellgun e lumit Vardar.

Qëllimi kryesor i angazhimit është kryerja e një monitorimi të synuar të cilësisë së ujit, përfshirë punën në terren për marrjen e mostrave dhe analiza laboratorike. Sistemi duhet të zhvillohet me fokus në zbatimin praktik në pellgun e lumit Vardar dhe do të përdoret në procesin e zhvillimit të një plani për menaxhim me këtë pellg lumor, në kuadër të Programit për ujëra.

Thirrja publike, me të gjitha detajet dhe udhëzimet e aplikimit, është e disponueshme këtu.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 31 mars 2026.

Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch

Сподели го овој пост