Programi për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave i fton kompanitë e interesuara të marrin pjesë në Thirrjen Publike për prokurimin e pajisjes për analiza laboratorike.
Me qëllim të mbështetjes së zbatimit të programit fillestar për monitorim mbikëqyrës, të cilin është paraparë ta realizojë Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, dhe ofrimit të mbështetjes teknike shtesë për analizat në terren dhe analizat laboratorike me përfshirjen e Laboratorit për makroinvertebrorë të Institutit të Biologjisë, nevojitet të prokurohet pajisje laboratorike.
Thirrja publike, me të gjitha detajet dhe udhëzimet e aplikimit, është e disponueshme këtu.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 25 mars 2026.
Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch


