Programi për ujërat kërkon një konsulent me përvojë i cili do të kryejë vlerësim të nevojave për integrimin e programeve mësimore të lidhura me ujërat në arsimin e lartë dhe arsimin dhe trajnimin profesional (ATP).
Konsulenti do të ketë për detyrë kryerjen e një vlerësimi gjithëpërfshirës të nevojave për të përcaktuar rëndësinë, zbatueshmërinë dhe modelin më të përshtatshëm për futjen e modulit ose programit të propozuar mësimor në kuadër të arsimit të lartë dhe sistemit për arsim dhe trajnim profesional (ATP).
Thirrja publike, me të gjitha detajet dhe udhëzimet e aplikimit, është e disponueshme këtu.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 24 mars 2026.
Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch


