Thirrje Publike: Ekspert për përgatitjen e një Analize të gjendjes për ujin dhe shëndetin

Programi për menaxhim, përdorim dhe mbrojtjes të ujërave kërkon një ekspert me përvojë për të përgatitur një Analizë të gjendjes për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Protokollit të UNECE/WHO për ujin dhe shëndetin.

Detyra përfshin një vlerësim sistematik dhe të plotë të gjendjes aktuale në lidhje me ujin, kushtet sanitare, higjienën dhe shëndetin. Do të përfshijë një shqyrtim sistematik të legjislacionit, politikave, programeve dhe të dhënave të disponueshme përkatëse, identifikimin e sfidave kryesore, mangësive dhe fushave prioritare, dhe sigurimin e një baze të fortë provash për të mbështetur vendosjen nacionale të qëllimeve dhe treguesve në përputhje me Protokollin.

Thirrja publike, me të gjitha detajet dhe udhëzimet e aplikimit, është e disponueshme këtu.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 16 shkurt 2026.

Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch

Сподели го овој пост