Programi për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave shpall thirrje për angazhimin e një kompanie profesionale dhe me përvojë e cila do t’i realizojë të gjitha aktivitetet e nevojshme për të zgjeruar rrjetin e monitorimit të ujërave nëntokësore në pellgun e lumit Vardar, përmes instalimit të 14 piezometrave shtesë.
Ky aktivitet do të realizohet përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Drejtorinë për Punë Hidrometeorologjike – Sektori për hidrologji, e cila menaxhon rrjetin nacional të monitorimit të ujërave nëntokësore.
Detyrimet dhe përgjegjësitë e kompanisë së përzgjedhur do të përfshijnë:
- analizë të listës së lokacioneve të propozuara për monitorim në pellgun e lumit Vardar
- përgatitjen e një raporti inventari mbi gjendjen aktuale të rrjetit për monitorim të ujërave nëntokësore
- realizim të të gjitha aktiviteteve të nevojshme përgatitore për instalimin e pajisjeve për monitorim të ujërave nëntokësore
- sigurimin e makinave dhe pajisjeve të nevojshme, si dhe pastrimin e të gjitha puseve të përzgjedhura ekzistuese, me qëllim përgatitjen për instalimin e piezometrave
Thirrja publike, me të gjitha detajet dhe udhëzimet e aplikimit, është e disponueshme këtu.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 23 prill 2026.
Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch


