Dita Botërore e Ujit në Shkup bashkoi mbi 100 pjesëmarrës nga institucionet, komuniteti akademik, sektori civil dhe komuniteti i biznesit, duke krijuar hapësirë për diskutime të rëndësishme, prezantime frymëzuese dhe plane konkrete për përmirësimin e menaxhimit të ujërave.
Nga shkëmbimi i ideve dhe ndërtimi i partneriteteve, te arti dhe emocionet, në evenimentin u potencua rëndësia e bashkëpunimit për një të ardhme më të qëndrueshme të burimeve ujore në Maqedoninë e Veriut.
Ky takim shënoi edhe fillimin zyrtar të konsultimeve publike për menaxhimin dhe mbrojtjen e ujërave të pellgut të lumit Vardar. Sharllot Kin, një artiste dhe aktiviste me famë botërore, interpretoi një performancë artistike përmes së cilës na kujtoi se nuk duhet të harrojmë ta kultivojmë dhe ta respektojmë ujin.


