Thirrje Publike: Shërbime laboratorike profesionale për analizë të cilësisë së mostrave të ujit

Programi për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave u bën thirrje laboratorëve të kualifikuar të paraqesin një ofertë për kryerjen e analizave të parametrave të zgjedhur të cilësisë së ujit.

Kontraktori i përzgjedhur është i detyruar të sigurojë që të gjitha metodat, analizat dhe standardet të jenë plotësisht në përputhje me legjislacionin nacional, konkretisht me Rregulloren për metodologjinë dhe parametrat për matje dhe monitorim të cilësisë dhe sasisë së të gjitha trupave ujorë, përveç trupave ujorë të dedikuar për konsum nga ana e njeriut dhe zonave të larjes.

Detyrimet dhe përgjegjësitë e kompanisë së përzgjedhur do të përfshijnë:

  • Koordinim gjatë përzgjedhjes së pikave të monitorimit (mikrolokacioneve) në bashkëpunim me ekipin e Programit dhe ekspertët të ngarkuar për monitorimin e elementeve biologjike
  • Realizim të aktiviteteve në terren, përfshirë marrjen e mostrave të ujit
  • Kryerje të analizave laboratorike të parametrave të përgjithshme fiziko-kimike, në përputhje me Rregulloren, si dhe analizën e metaleve të rënda duke aplikuar metodat BAT (ICP-MS ose ICP-OES)

Thirrja publike, me të gjitha detajet dhe udhëzimet e aplikimit, është e disponueshme këtu.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 18 maj 2026.

Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch

Сподели го овој пост