Programi për menaxhim, përdorim dhe mbrojtje të ujërave shpall thirrje për angazhimin e një kompanie profesionale dhe me përvojë për të kryer incizim gjeodezik të profileve tërthore të lumenjve dhe prodhimin e incizimeve ortofoto me rezolucion të lartë për secilën vendndodhje të përfshirë me incizimin, duke përdorur fotogrametrinë UAV.
Fushëveprimi i punës përfshin analizën e listës së vendndodhjeve të identifikuara të lumenjve kryesorë dhe profileve të tyre tërthore, realizimin e incizimeve gjeodezike të profileve tërthore të lumenjve, si dhe përpunimin e incizimeve ortofoto me rezolucion të lartë për secilën vendndodhje. Të gjitha aktivitetet do të realizohen në bashkëpunim të ngushtë me DPHM-në – Seksioni i hidrologjisë.
Thirrja publike, me të gjitha detajet dhe udhëzimet e aplikimit, është e disponueshme këtu.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 22 maj 2026.
Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch


