Zerina Ramiqeviq

Zerina Ramiqeviq është menaxher i financave dhe administratës në Programin për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave nëntokësore si pjesë e ekipit të “Skat Konsalting” filiali Shkup. Në këtë rol, ajo kujdeset për funksionim të pandërprerë dhe efikas të operacioneve financiare dhe administrative të Programit. Përgjegjësitë e saj themelore përfshijnë buxhetim, përpunim të pagesave, kontroll të financave, menaxhim me prokurime dhe marrëveshje, ndjekje të rekomandimeve revizore, evidencë të pajisjes, menaxhim me grante dhe shërbime si focal point për të gjitha çështjet financiare dhe administrative.

E diplomuar në kontabilitet dhe revizion në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe me përvojë shumëvjeçare në sektorin zhvillimor – përfshirë edhe punën e saj në Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara – Zerina sjell një qasje precize të orientuar ndaj zgjidhjeve për këtë sfidë.
Rruga e saj profesionale përfshin mbështetje të projekteve të mëdha për punësim dhe zhvillim të komuniteteve, koordinim ndërmjet më shumë faktorëve, si dhe menaxhim me sisteme të ndërlikuara për raportim dhe monitorim.

Jashtë obligimeve të punës, Zerina kohët e fundit është e përkushtuar në ushtrim. Krahas kësaj, preferon edhe alpinizmin dhe qëndrimin në natyrë ose momentet kur e zë perëndimi i diellit me fotoaparat në dorë. Është vazhdimisht në rrjedhë edhe me skenën kulturore, gjithmonë e disponuar për shfaqje baleti ose koncert akustik. Në mesin e kolegëve dhe miqve njihet si mjeshtër i befasive të ditëlindjes – gjithmonë me dhurata më kreative dhe të sinqerta.

Email: zerina.ramikevik@int.skat.ch