Thirrje Publike: Konsulent për vlerësimin e nevojave për integrimin e programeve mësimore për ujërat në arsimin e lartë dhe arsimin dhe trajnimin profesional

Programi për ujërat kërkon një konsulent me përvojë i cili do të kryejë vlerësim të nevojave për integrimin e programeve mësimore të lidhura me ujërat në arsimin e lartë dhe arsimin dhe trajnimin profesional (ATP).

Konsulenti do të ketë për detyrë kryerjen e një vlerësimi gjithëpërfshirës të nevojave për të përcaktuar rëndësinë, zbatueshmërinë dhe modelin më të përshtatshëm për futjen e modulit ose programit të propozuar mësimor në kuadër të arsimit të lartë dhe sistemit për arsim dhe trajnim profesional (ATP).

Thirrja publike, me të gjitha detajet dhe udhëzimet e aplikimit, është e disponueshme këtu.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 24 mars 2026.

Për më shumë informacione, kontaktoni në northmacedonia@skat.ch

Сподели го овој пост